Ku mund ta gjesh?

Projekti “Klima pozitive në shkollë”

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i klimës pozitive në shkollë, referuar standardeve në sjellje dhe qëndrimeve të të gjithë aktorëve që ndërveprojnë brenda saj. Qëllimi i ndërhyrjeve për sjellje pozitive është të bëjë të ditur se cilat janë sjellje të pranueshme dhe jo të pranueshme në mjediset ku qëndron fëmija, përmes deklaratave të qarta dhe të shkruara me një gjuhë pozitive. Synimi është t’u mësojë jo vetëm nxënësve, por të gjithë aktorëve të komunitetit të shkollës se çfarë sjelljesh priten prej tyre, njësoj si zbatohen dhe mësohen lëndët mësimore në shkollë.e

5 Komente

  1. Eva Cenolli

    Vlerësoj shumë angazhimin dhe përpjekjet e bëra për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet nxënësve, mësuesve dhe stafit. Një atmosferë e ngrohtë dhe bashkëpunuese ndihmon në zhvillimin akademik dhe emocional të nxënësve. Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një kulturë respekti, empatie dhe përfshirjeje, ku çdo nxënës ndihet i vlerësuar dhe i mbështetur.

    Iniciativa të tilla forcojnë jo vetëm komunitetin shkollor, por edhe ndihmojnë në krijimin e një fryme pozitive që i motivon nxënësit të jenë më të angazhuar dhe të ndihen pjesë e një mjedisi ku mund të zhvillohen dhe të shprehin lirisht mendimet dhe ndjenjat e tyre. Vazhdoni me punën e shkëlqyer!

    • Anxhela Mujollari

      Vleresoj punen e kolegeve dhe te nxenesve per projekti “ Klima pozitive ne shkolle”.
      Klima pozitive ne shkolle eshte shume e rendesishme sepse ndikon drejtperdrejt ne zhvillimin akademik , social dhe emocional te nxenesve .
      Ne shkollen tone mbizoteron klima pozitive. Ne si staf mesuesish kemi krijuar nje ambient te shendetshem mesimor , ku nxenesit ndihen te vleresuar , te motivuar dhe te perfshire.

  2. Ersiljo

    Kur ambienti është i ngrohtë, mbështetës dhe motivues, nxënësit ndihen të vlerësuar, të sigurt dhe të inkurajuar për të mësuar. Le të ndërtojmë një shkollë ku respekti, bashkëpunimi dhe pozitiviteti mbizotërojnë, duke krijuar një vend ku çdo fëmijë mund të lulëzojë! 📖

  3. Ina

    Klima pozitive në shkollë: Çelësi për një mjedis të shëndetshëm dhe të suksesshëm mësimor

    Një klimë pozitive në shkollë nuk është thjesht një luks – është një nevojë thelbësore për zhvillimin akademik, emocional dhe social të çdo nxënësi. Ajo krijohet kur ndihen respekti, mbështetja dhe mirëkuptimi mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Në një mjedis ku ndjehesh i pranuar dhe i vlerësuar, mësimi nuk është më një detyrim, por një mundësi që të frymëzon.

    Kur një nxënës ndjen se zëri i tij dëgjohet dhe se mund të gabojë pa frikë, ai rritet jo vetëm në dije, por edhe në vetëbesim. Klima pozitive nuk është rezultat i një ngjarjeje të vetme, por një proces i përditshëm, që ndërtohet përmes komunikimit të hapur, bashkëpunimit dhe modelimit të vlerave si ndershmëria, përgjegjshmëria dhe kujdesi për tjetrin.

    Le ta bëjmë çdo ditë një hap drejt një shkolle ku çdo fëmijë ndjehet i sigurt për të qenë vetvetja, për të mësuar dhe për të ëndërruar.

  4. Olga

    Krijimi i një klime pozitive në klasë është thelbësor për zhvillimin e mirë të nxënësit. Një ambient ku mbizotëron respekti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, i ndihmon nxënësit të ndihen të sigurt, të dëgjuar dhe të motivuar për të mësuar. Kur mësuesi dhe nxënësit ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse, rritet ndjeshëm përfshirja dhe suksesi i çdo individi në procesin mësimor.”

Leave a Reply to Ersiljo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *