Ku mund ta gjesh?

Universiteti “Fan S. Noli”

Universiteti “Fan S. Noli” është një institucion i arsimit të lartë, i vendosur në qendër të juglindjes së Shqipërisë, në qytetin e Korçës. UNIKO është ngritur mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor të Korçës, i cili funksionoi si i tillë prej vitit 1971-1992. UNIKO ka 4 fakultete: ⮚ Fakulteti i Bujqësisë ⮚ Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ⮚ Fakulteti i Ekonomisë ⮚ Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane UNIKO ofron dipoma universitare në 57 programe studimi në të tre ciklet, si dhe programe profesionale 2-vjeçare. Studimet në Universitetin e Korçës përfshijnë fusha të tilla si: edukim filologji, kulturë, media, ekonomi, bujqësi, shkenca natyrore e humane, shkenca mjekësore etj. Viti akademik 2014-2015, shënoi një vit të veçantë në jetën e këtij Universiteti. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, e nderoi Universitetin e Korçës me titullin “Nderi i Kombit”, për kontributin ndër vite të stafit akademik, i cili me pasion dhe përkushtim hodhi themelet e këtij institucioni. UNIKO ka mbi 120 marrëveshje aktive bashkëpunimi me institucione arsimore dhe joarsimore, brenda dhe jashtë vendit. Në kuadër të partneriteteve janë kryer shkëmbime të stafeve akademike, kërkuesve dhe studentëve, janë zhvilluar veprimtari të përbashkëta kërkimore- shkencore, konferenca, takime, seminare etj., në interes të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe zhvillimit të arsimit të lartë. UNIKO prej vitit 2018 është anëtar me të drejta të plota në Shoqatën e Universiteteve të Ballkanit (BUA), si dhe në Shoqatën Universitare të Frankofonisë (AUF). Vizioni i UNIKO mbështetet në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për veprimtarinë kërkimore-shkencore, përmirësimin e infrastrukturës për punë kërkimore-shkencore dhe për ofrimin e shërbimeve, ndërkombëtarizimin dhe rajonalizimin e veprimtarisë kërkimore- shkencore, duke nxitur cilësinë në kërkime, bashkëpunimin me sektorin publik dhe privat në realizimin e projekteve kërkimore, që janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

4 Komente

  1. Jana

    Jana, 8a
    Vitin e kaluar se bashku me disa nxenes te shkolles dhe me mesuesen e lendes se Gjuhes, kemi shkuar ne nje vizite ne Fakultetin e Edukimit dhe Filologjise, se bashku me pedagoget kemi folur ne lidhje me letersine dhe kemi recituar poezi. Gjithashtu jemi njohur dhe me nje vajze e cila na prezantoi librin e saj te pare.

  2. Argita

    Argita klasa 9b
    vitin e kaluar kam pasur mundesine te vizitoj fakultetin e edukimit dhe filologjise per nje nga aktivitetet tona shkollore .Ambienti brenda me ka lene shum mbresa sidomos biblioteka.Do me pelqente te isha studente e ketij fakulteti.

  3. Jori

    Jori
    Klas 8
    Universiteti Fan.S.Noli ishte nje universitet qe me pelqeu shume. Mjetet e zhvillimit mesimor ishin shume te avancuara dhe teknologjia ishte e integruar, me pelqeu shume se si mesimi mund te zhvillohej ne ate menyre dhe uroj qe te integrohet ne te gjitha shkollat dhe universitetet, si dhe oborri e klasat shume te modernizuara.

  4. Neria

    neria,klasa e 7
    E kam vizituar fakultetin ekonomik,sepse halla ime punon aty.Me ka bere pershtypje klasat e studenteve dhe biblioteka e cila ishte plot me libra dhe shume e madhe,gjithashtu me ka pelqyer zyra ku punon halla ime sepse aty regjistrohen studente,behen gati diplomat.

Leave a Reply to Neria Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *