Parku japonez ka një hapësirë të gjelbër prej 15 mijë metër katrorë. Në 15 mijë metra katrorë, rrëzë kodrave të Korçës është ndërtuar parku i parë japonez në Shqipëri. Një hapësirë e gjelbër e konceptuar me pasqyra uji, ura, bimësi nga vendi i largët aziatik dhe detaje të tjera tipike. Projekti u ideua si një ambient jo vetëm çlodhës, por edhe në funksion të të pasionuarve pas kopshtarisë, për të cilët janë krijuar 27 parcela komunitare. Këto “kopshte komunitare” shërbejnë si hapësira funksionale për banorët e Korçës, të cilët duan të merren me kopshtari dhe kultivimin e prodhimeve të ndryshme, si perime, lule dekorative etj.
GABRIELA,KLASA 7
Parku Japonez eshte nje park shume i bukur aty ka shume gjelberim ndodhet dhe Muzeu I Artit Mesjetar eshte vend shume i kendshem per te zhvilluar aktivitete shkollore ashtu si kam qene une pjesmarrese ne fillore me klasen time.Ruaj kujtime shume te bukura e frekuentoj shpesh me familjen time dite pushimi