Ku mund ta gjesh?

Lagjet e vjetra të Korçës

Lagjet e vjetra të Korçës gjenden në lindje të qytetit, mbrapa kishës “Ringjallja e Krishtit”, në hyrje të bulevardit “Republika” dhe atij “Shën Gjergji”. Në përgjithësi shtëpitë e vjetra janë të mirëmbajtura dhe meritojnë të vizitohen. Lagjet e vjetra mbajnë shtëpi të bukura dykatëshe, me veranda, kopshte, lule, kangjella e rrugë të shtruara me kalldrëm. Banesat dikur zakonisht lyheshin të bardha, ndërsa pastërtia si dikur ashtu edhe sot, bie në sy me vështrimin e parë..

3 Komente

  1. Erika

    erika klasa e 8B
    korca paraqet nje pamje te mrekullueshme per sa i perket rrugeve shumevjecare me kalldrem. M e ka lene gjithme mbresa se si qytetaret korcare e pasurojne gjithmone bukurine e rugicave te tyre. perderisa i perket vizitave te shumta ne rruget e vjetra te korces me jep nje nostalgji te bukur.

  2. Jorgo

    JORGO, KLASA E 7
    Kur kaloj rrugicave te bukura me kalldrem te qytetit tim shikoj shume shtepi te vjetra gjithmone me duket sikur i shikoj per here te pare jane te vecanta ne menyren e ndertimit. Keto jane histori te zhvillimit te qytetit tim qe e dua shume.

  3. Erkidi

    Erkidi klasa e 6
    Lagjet e vjetra te Korces kane shume rruge me kalldrem dhe shume shtepi te vjetra te cilat mund ti vizitojme. Me pelqejne me shume rruget qe jane me kalldrem edhe shtepite karakteristike me gure tek lagjet e vjetra korcare. Nje pjese e tyre jane kthyer dhe ne bujtina te cilat vizitohen nga turistet qe vijne ne qytet.

Leave a Reply to Jorgo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *