Ku mund ta gjesh?

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar që ndodhet në qytetin e Korçës, është ndërtuar në vitin 24 prill 1980 dhe është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të shpallura monumente kulture. Siç kuptohet edhe nga emri, ky muze ruan trashgimitë më me vlerë të krijuara nga piktorët shqiptarë për pesë shekuj. Në pavilionin e artit ikonografik janë ekspozuar pikturat me prestigjoze të erës pas bizantine. Ato janë të shekullit XII e XIV. Ky muze përmban 7500 objekte artistike prej guri, druri, leshi, argjendi dhe metale të tjera, kostume folklorike dhe objekte të tjera që tregojnë antikitetin, traditën dhe origjinalitetin e kulturës qytetare. Rreth 1200 objekte shumica me përkatesi kohore nga epoka bronzit dhe epokës së hekurit, dhe rreth 6000 jane ikona.

2 Komente

  1. xhesika

    xhesika,klasa7
    kam qene para dy vitesh dhe kemi vizatuar,kemi pare ikonat e vjetra,me pelqyen sepse ishin te vecanta dhe me histori te ndryshme

  2. kledjona

    Kledjona klasa e 7
    Kam shkuar para 2 vitesh per ta vizituar me mesuese Ornelen .Dhe kemi shprehur me vizatim mbresat tona nga kjo vizite.

Leave a Reply to kledjona Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *