Skip to content
Naum Veqilharxhi Blog

Naum Veqilharxhi Blog

Trashëgimia Kulturore dhe Materiale në një Klik Digjital

  • Home
Postime Kryesore
Çezmat e Korçës
June 9, 2025
Festa e Lakrorit
June 9, 2025
Galeria e Arteve Digjitale
June 1, 2025
Projekte kurrikulare
June 1, 2025
“Ushtari i Panjohur”
May 29, 2025
Lulishtja “Themistokli Gërmenji”
May 28, 2025
Shtëpia e Flamurit
May 16, 2025
Koha ikën, gjurmët mbeten
May 2, 2025
Projekti “Ekipet sportive”
May 2, 2025
Projekti “Shkollat për shëndetin”
May 2, 2025

E-Korça:Trashëgimia që jeton online

Featured Image

Historiku i shkollës "Naum Veqilharxhi"

Shkolla 9-vjeçare "Naum Veqilharxhi" si institucion i formimit dhe edukimit u çel për herë të parë si vatër e dijes, shkencës, kulturës, qytetarisë si shkollë e mesme e përgjithshme në vitin 1962. Ajo është e vendosur midis lagjes 4-14, në pozicion juglindje dhe në periferi të qytetit. Ajo mori vazhdimësinë e emrit "Raqi Qirinxhi", nga ish Liceu Francez dhe si e tillë vazhdoi të mbajë dyert e saj hapur deri në vitin 1967. Viti shkollor 1967-1968 shënon fillimin e kësaj shkolle si Institucion i Arsimit tetëvjeçar, me të njëjtin emër që mban edhe sot, "Naum Veqilharxhi". Për vitet shkollore 1967-1972 mesatarisht kjo shkollë ka patur 1200 nxënës në vit. Numri i mësimdhënësve varionte nga 28-30 për çdo cikël.
Për periudhën 1978-1983 vazhdon po e njëjta gjendje, por me një numër më të madh nxënësish dhe klasash. Gjatë këtyre viteve shkolla ka fizionominë e profilit sportiv në të cilën u zhvillua specialiteti Basketboll Vajza. Më pas profili ndryshoi drejtim dhe kaloi në specialitetin e "mbretëreshës" së sporteve, Atletikën. Dukuri mbetet arritja e rezultateve, niveli, rekordet e reja në atletikë, kupat dhe diplomat. Për vitet 1993-1998 numri bie ndjeshëm dhe varion mesatarisht 700-800 nxënës dhe 40-50 mësues. Në vitin mësimor 1999 e në vazhdim kjo shkollë kthehet vetëm me Arsim të mesëm të Ulët.
Në vitet shkollore 2012-2016 numri i nxënësve bie ndjeshëm nga njëri vit tek tjetri. Është rikonstruktuar pjesërisht vetëm një herë. Le për të dëshiruar gjendja e saj fizike dhe ideo-funksionale. Ka mjedise të papërshtatshme për zhvillimin e orëve praktiko-laboratorike. Shkolla është 9-vjeçare, vetëm Arsim i Mesëm i Ulët, nga klasa e 6-9, pilotim ky i bërë në vitin shkollor 1999-2000. Në të zhvillojnë procesin mësimor afërsisht 160 nxënës, në 8 klasa, me nga 20 nxënës mesatarisht, për klasë dhe 20 mësues.

Përse është krijuar ky blog?

Ky blog lindi nga dëshira për të mbajtur gjallë historinë, traditat dhe pasurinë e jashtëzakonshme kulturore që na kanë lënë paraardhësit tanë. Krijimi i një blogu për trashëgiminë kulturore dhe materiale të rajonit të Korçës është i rëndësishëm për disa arsye kryesore:

Shërben për ruajtjen e kujtesës historike – Blogu ndihmon në dokumentimin dhe arkivimin e traditave, zakoneve, artefakteve dhe historive të rajonit të Korçës që të mos humbasin me kalimin e kohës.

Ndërgjegjësimi dhe edukimi – Ai i edukon njerëzit, sidomos nxënësit e shkollave dhe të rinjtë në përgjithësi, për vlerat dhe rëndësinë e trashëgimisë së tyre kulturore dhe materiale, duke i bërë ata më të lidhur me identitetin dhe rrënjët e tyre.

Promovimi ndërkombëtar – Një blog i hapur në internet bën të mundur që kultura dhe trashëgimia e rajonit të Korçës të njihet edhe përtej kufijve, duke tërhequr interesin e studiuesve, turistëve dhe komuniteteve të tjera.

Nxitja e komunitetit – Blogu krijon një hapësirë ku komuniteti mund të kontribuojë me histori, fotografi, përvoja dhe ide, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë. Mbrojtja dhe advokimi – Nëpërmjet blogut, mund të ngrihet zëri për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar nga ndërtimet, modernizimi i pakontrolluar apo neglizhenca.

Posted inÇezmat

Çezmat e Korçës

Continue Reading
Posted by Naum Veqilharxhi June 9, 2025
Posted inTrashëgimia kulturore shpirtërore

Festa e Lakrorit

Continue Reading
Posted by Naum Veqilharxhi June 9, 2025
Posted inMuze

Galeria e Arteve Digjitale

Continue Reading
Posted by Naum Veqilharxhi June 1, 2025
Posted inProjekte

Projekte kurrikulare

Continue Reading
Posted by Naum Veqilharxhi June 1, 2025
Posted inQendra

“Ushtari i Panjohur”

Continue Reading
Posted by Naum Veqilharxhi May 29, 2025
Posted inParqe

Lulishtja “Themistokli Gërmenji”

Continue Reading
Posted by Naum Veqilharxhi May 28, 2025
Xhamia e “Iljaz Mirahorit”
Posted inQendra

Xhamia e “Iljaz Mirahorit”

Posted by Naum Veqilharxhi February 16, 2025
Muzeu Kombëtar i Arsimit
Posted inMuze

Muzeu Kombëtar i Arsimit

Posted by Naum Veqilharxhi February 16, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar
Posted inMuze

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar

Posted by Naum Veqilharxhi February 15, 2025

Posts pagination

Previous page 1 … 4 5 6

Postime të Reja

  • Çezmat e Korçës
  • Festa e Lakrorit
  • Galeria e Arteve Digjitale
  • Projekte kurrikulare
  • “Ushtari i Panjohur”

Kategoritë

  • Biblioteka
  • Çezmat
  • Filantropia korçare
  • Historik
  • Institucione të larta arsimore
  • Institucione vendore
  • Lagjet e vjetra të Korçës
  • Monopate ekskursionesh
  • Monumente arkeologjike
  • Muze
  • Parqe
  • Projekte
  • Qendra
  • Shëtitore
  • Trashëgimia kulturore shpirtërore

Arkiva

  • June 2025
  • May 2025
  • April 2025
  • March 2025
  • February 2025
Postime që mund t’i keni humbur
Posted inÇezmat

Çezmat e Korçës

Posted by Naum Veqilharxhi June 9, 2025
Posted inTrashëgimia kulturore shpirtërore

Festa e Lakrorit

Posted by Naum Veqilharxhi June 9, 2025
Posted inMuze

Galeria e Arteve Digjitale

Posted by Naum Veqilharxhi June 1, 2025
Posted inProjekte

Projekte kurrikulare

Posted by Naum Veqilharxhi June 1, 2025

Shpërndani faqen me të tjerët!
Bëj një quiz: https://bit.ly/3Ds21le

Copyright 2025 — Naum Veqilharxhi Blog. All rights reserved.
Scroll to Top