Ku mund ta gjesh?

Muzeu Kombëtar i Arsimit

Ndërtesa e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë është edhe monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Ky monument ka një vjetërsi prej rreth një shekull e gjysmë dhe është i llojit “arkitektural”, i miratuar më datën 10.06.1973. Godina është dy katëshe. Kati i parë përbëhet nga korridori dhe dy oda të mëdha. Kati i dytë ka katër dhoma. Dritaret janë rreth 80 cm të gjëra dhe të larta. Çatia është prej druri, e mbuluar me tjegulla vendi. Fasadën ballore e zbukuron qoshku në katin e dytë. Lartesia e objektit është rreth 7 m. Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi. Në ambientet e muzeut janë të ekspozuara lëndë dokumentare nga historia e shkrimit shqip dhe botime të vjetra në gjuhën shqipe. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, pastaj edhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi) e deri te abetaret më të vonshme. Një pjesë e hapësirës së muzeut i kushtohet edhe masivizimit dhe modernizimit të arsimit dhe shkollës shqipe në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.

3 Komente

  1. Selma

    Selma klasa 8
    Muzeu i Arsimit eshte nje nga muzeumet me te njohura ne qytetin e Korces.Eksperiencat e mia atje kane qene shume te mira. E kam vizituar kete muze disa here si me familjen ashtu dhe me aktivitetet e ndryshme te shkolles. Duhet te ndihemi krenar per kontributin e atdhetarve te qytetit tone ne hapjen e Shkolles e pare Shqipe.

  2. Dhimitra

    Dhimitra klasa 8
    NE shkollen e pare shqipe kam shkuar per here te pare ne klasen e 4 . Atje u njoha me shume monumente dhe objekte qe deshmojne perpjekjet e atdhetareve tane per kete muze . Atje gjithashtu eshte shfaqur historiku i Manastirit dhe kontributin e motrave Qiriazi .

  3. iliam

    iliam klasa6 shkova me klasen me rastin e 7 marsit me bene shume pershtypje klasat e vjetra ku mesonin nxensit dikur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *