Ku mund ta gjesh?

Punimi i hekurit, gurit e drurit

Korça njihet si qyteti që me fanatizëm ka ditur të ruajë dhe trashëgojë traditat. Rrugicat e famshme të qytetit tonë të shtruara me kalldrëm, gurët e gdhendur dhe shtëpitë e rrethuara me kangjella prej hekuri janë karakteristikat arkitekturore të tij. Teksa ecën nëpër këto rrugica ,këtu gjithçka flet vetë e qartazi kupton se guri dhe hekuri janë elemente që nuk mungojnë në shtëpitë karakteristike korçare. Mjeshtër artizanë të përkushtuar në qytetin tonë punojnë me pasion kangjella hekuri, dyer, portat e mure dekorative. Gjurmët e punës së tyre fillojnë me mangallin e ngrohjes dhe deri te bizneset e suksesshme. Trashëgiminë ikonike të qytetit me shtëpitë e rrugët me kalldrëm, të zbukuruara me hekura artizanale, i ndjek nga pas tradita e punimit të drurit. Pasioni i ka udhëhequr edhe artizanët e drurit nga dëshira për të ruajtur shpirtin e punës artizanale duke pasur në qendër traditën. Punimet prej hekuri dhe druri nuk janë thjesht zgjidhje funksionale – por bëhen shprehje estetike që lidhen fort me identitetin korçar. Hekuri – Kangjella, dyer, hekura identifikuese që veshin arkitekturën e qytetit. Druri – Gdhendje me motive tradicionale; zbukurime, dekore, ekspozita-muze e kushedi çfarë të tjera. Puna artizanale është pjesë e identitetit shpirtit korçar, vlerë kulturore që po ruhet për brezat e ardhshëm.

Komente

Ende nuk ka komente. Pse nuk e filloni ju diskutimin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *