Ku mund ta gjesh?

Lulishtja “Shën Maria”
Ambientet e gjelbëruara dhe të rigjeneruara janë të shumta në qytetin e Korçës. Lulishtja “Shën Maria” ka pamjen e saj të re. Në këtë lulishte janë mbjellë lule dhe bimësi e shumëllojshme, është shtruar 300 metra trotuar i ri dhe rrugë dytesore, janë vendosur 40 stola të rinj si edhe janë rikonstruktuar 40 stola të tjerë ekzistues, janë vendosur gjithashtu edhe kosha të rinj mbeturinash në të gjithë sipërfaqen e lulishtes. Risia e kësaj lulishteje është vendosja e shatërvanit në qendër të tij, i cili ja shton edhe më shumë hijeshinë dhe vlerat. Qytetarë të shumtë e frekuentojnë çdo ditë këtë lulishte. Ajo ka rritur mirëqenien dhe komoditetin e lagjeve përreth. Në këtë lulishte gjendet edhe Kisha Shën Marisë, që ka pasur përrreth një manastir të vajzave – murgesha, dhe që ka ngjitur kishën me katakombin paleokristian të Shën e Premtes, sipas Thimi Mitkos është faltorja më e vjetër në trevën e Korçës dhe ka mbajtur datën 1225. Pas djegjeve të njëpasnjëshme, në vitin 1844 u rindërtua për së treti, por u zhduk gjatë regjimit komunist. Sot në atë vend është ngritur një kishëzë, ku në çdo çast gjen besimtarë me qirinj në dorë.



Emili ,klasa7
Te gjitha parqet e Korces me kane lene mbresa…
Por kam vizituar per shume here parkun “Shen Maria” i cili ka mundesi clodhjeje dhe argetimi per te gjithe .
Aty te gjithe,femijet kane vendin e tyre per argetim dhe per sa i perket te rriturve ka stola per te ndenjur dhe per te shikuar femijet e tyre teksa rriten duke luajtur dhe duke u bere me te forte…