Ku mund ta gjesh?

Arti i thurjes dhe poçerisë
Korça njihet si një nga perlat e juglindjes së Shqipërisë, ku përveç serenatave, rakisë e ushqimit, njihet dhe për punimet artizanale. Qyteti i Korçës është një nga qytetet që shquhet për traditën dhe artin e poçerisë. Kjo traditë është kultivuar prej kohësh në qytet dhe është përçuar nëpër gjenerata. Në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter artstiko-kulturor, artizanët prezantojnë produkte të ndryshme të punimit në baltë, alabastër, allçi, punime guri etj. Panairi i poçerisë është një traditë e hershme në qytetin e Korçës, ai është zhvilluar çdo vit në javën e Pashkës, të paktën deri në vitin 1967, për t’u rikthyer pas vitit 1990 Poçaria Procesi i përgatitjes së enëve prej balte kalon në disa faza që nga gjetja e lëndës së parë që është dheu, më pas përzierja me shtufin deri në përgatitjen e baltës, përgatitja në punishte dhe në fund pjekja e tyre. Ndërkohë, në ditët e sotme mjeshtërit që e kanë ruajtur traditën vazhdojnë punën e tyre pa ndërprerje. Grepi, shtizat, sovajka, tezgjahu Arti i të punuarit me dorë ka status kulti prej grave korçare. Shumë të zonjat në përdorimin e Njihet për qëndisje, thurje me grep, kanavace, makrame, thurje çantash, qilima etj. Mobilimi i banesës dallohet në fshat dhe në qytet, për orendi të veçanta, sipas funksioneve që kryenin mjediset përkatëse të banimit. “Oda e miqve”, dallohej për përdorimin e elementëve tradicionalë të zbukurimit, si sixhadet, velencat që mbulonin minderët, jastëkët, mobiljet e vjetëra, në disa raste të sjella nga vendet fqinje, enë metalesh të zbukuruara, porcelane dhe tantella e mbulesa të punuara me dorë. Disa prej këtyre elementeve i gjejmë edhe sot të ruajtura në banesën dhe mënyrën e jetesës së qytetit.


