Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu Francez (Liceu Kombëtar Shqiptar) ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e financuar nga qeveria Shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939. Liceu hapi dyert e tij më 25 tetor 1917 si Liceu francez me vendimin e qeverisë së Republikës Autonome të Korçës. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe. Me 25 tetor 1917 u hap Liceu Kombëtar i Korçës. Drejtori i Liceut nga viti 1932 deri me 1938 ishte Xavier De Courville (De Kurvil) 1894-1984. Një nder profesorët e njohur ishte Andre Brezho (Andre Bregeault), ish ambasador i Francës ne Rusi, martuar me një spanjolle, e cila vritet gjate një bombardimi te një kishe ne Rusi. Një tjetër profesor i njohur i pianos dhe i frëngjishtes ishte Weincler (Venkler).