Muzeu Oriental “Bratko“ është një muze arti në Korçë. Ai përmban një koleksion kryesisht të artit aziatik. Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Borjes (1903-1990), i cili ishte artist, fotograf dhe koleksionist i artit aziatik dhe antikuareve. Borja ka lindur në Korçë. Ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij. Në këtë muze janë ekspozuar 432 objekte si: piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kineze, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Borja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me mision të OKB-së. Pamjet fotografike janë krejt të veçanta. Ato tregojnë historinë shoqërore e kulturore menjëherë pas luftës si dhe rolin e rëndësishëm që luajti gjeneral Macarthuri në rindërtimin ekonomik dhe institucional të Japonisë.
Tanja klasa 8b
Kishim planifikuar nje vizite ne ky muze por fatkeqesisht u anullua. Kam dashur ta viziyoj kete muze. Kam degjuar qe eshte shume interesant dhe ka vepra arti.