Ku mund ta gjesh?

Teatri “Andon Zako Çajupi”

Teatri “Andon Zako Çajupi” thirret teatri i qytetit në Korçë, i themeluar më 1951 dhe nga viti 1971 ka edhe godinën e teatrit. Sot, godina e teatrit shërben si shtëpi kulturore e artistëve profesionistë në jug të Shqipërisë. Edhe pse regjistrimet institucionale të kohës së pas luftës së dytë botërore, japin data ditësh e vitesh si ajo e themelimit më 1950, veprimtaria teatrale ka qenë e zhvilluar edhe më parë në këtë hapësirë. Kjo veprimtari më parë zhvillohej nga klube të djelmërisë së fund shekullit XIX. Nga ato kohra në kujtesë ka mbetur shfaqja e tragjedisë “Otello” e cila u luajt rreth vitit 1890. Përndryshe, teatri i qytetit në Korçë ka qenë dhe mbetet si gurrë e pashtershme e teatrit në kryeqytet, në Tiranë. Si gurthemel i teatrit merret drama e parë “Përmbysja” me regji të Sokrat Mios, e shfaqur në Korçën e pas Luftë së dytë botërore. Në fillimet e teatrit shfaqeshin kryesisht drama, por me kalimin e kohës, aty nga fundi i viteve ’60, me vendim të Ministrisë së Kulturës, u vendos zgjerimi i veprimtarisë së teatrit në shfaqje të estradës dhe për shfaqje kukullash. Bërthama e trupës së artistëve, në këtë periudhë përbëhej nga 10 profesionistë dhe 15 aktorë korrespondentë. Pas ndërrimit të sistemit shtetëror, Teatri i Korçës nuk e ndali veprimtarinë, por përkundrazi nga artistët e qytetit u pa si godinë e kulturës në të cilën zhvillonin aktivitetet e tyre. Këto aktivitete në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës u kurorëzuan me Festivalin e Teatrove të Komedive “Ballkan 2000”. Sot, teatri “Anton Zako Çajupi” është një ndër institucionet e vetme profesionale që zhvillojnë aktivitetin e tyre në pjesën jugore të Shqipërisë. Godina e teatrit ndodhet në bulevardin kryesor të Korçës, bulevardin “Gjergj Kastrioti”. Thuhet të jetë ndërtuar më 1971 dhe të ketë 220 ulëse për shikuesit. Ballina e godinës është e stilizuar sipas shembujve të kohës së ndërrimit të sistemit. Shfaqjet më të njohura të ngritura nga teatri në skenë, ndër tjera janë: “Hijet e Natës”, “Kopraci”, “Zonja nga qyteti”, “Ёngjejt e skëterrës”, “Pamje nga ura”,”Njollat e murme”,” Otello”, “Qyteti i akuzuar”, “Maro Mokra”, “Përbindëshi”, “Zgjohu Vasil”, “Ishin të gjithë bijtë e mi”, “Zonjusha 39-vjeç”, “Denoncimi”, “Inter girl” etj.

1 Koment

  1. marina

    marina klasa 7
    kam qe para 3 muajesh dhe kam pare nje shfaqje me kukulla 3 shoqe ziheshin por njera nga keto i pajtonte marjoneta e kukullave me pelqen sespe i kishin vizatuar dhe veshur bukur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *