Ku mund ta gjesh?

Festa e Lakrorit

Festa e Lakrorit është një manifestim tradicional i cili organizohet nën kujdesin e Bashkisë Korçës. Ky organizim zakonisht zhvillohet në një ditë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit ndërsa në thelb të saj është lakrori me dy petë i Korçës. Festa e Lakrorit është një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen dhe pjesëmarrjen e shumë vizitorëve, duke konsoliduar profilin festiv të kësaj tradite. Në këtë festë një ditore organizuar me qëllim të ruajtjes së traditave kulinare jo vetëm të zonës por edhe më gjerësisht, marrin pjesë amvisa nga Korça dhe fshatrat përreth. Ato demonstrojnë përgatitjen e lakrorit para syve kureshtarë të vizitorëve që mezi presin të shijojnë lakrorin e sapopjekur në saç. Me këtë rast gatuhen dhe piqen me qindra lakrorë për të shërbyer të gjithë ata që vendosin të shijojnë një prej gatimeve më të veçanta korçare. Gjatë këtij aktiviteti shërbehen edhe lëngje frutash apo dhe ëmbëlsira e nuk mungojnë as vallet tradicionale shqiptare, me theks të veçantë ato të zonës së Korçës. Festa e Lakrorit e cila vazhdon deri në orët e vona të mbrëmjes nuk sjell vetëm shije, por edhe argëtim për të gjithë qytetarët, si edhe vizitorët vendas dhe të huaj.

Komente

Ende nuk ka komente. Pse nuk e filloni ju diskutimin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *