Monumenti i Luftëtarit Kombëtar ndodhet në qendër të qytetit të Korçës. Ai është një monument i trashëgimisë kulturore, i miratuar në janar të vitit 1963. Kjo vepër e skulptorit të shquar shqiptar, Odhise Paskali është vendosur në Korçë vitin 1932. Monumenti pasqyron luftëtarin simbol të çetave shqiptare që luftuan për çlirimin e vendit nga pushtuesit osmanë, gjatë viteve 1906 – 1912. Ndryshe njihet si “Statuja e Luftëtarit Kombëtar” ose “Ushtari i Panjohur”. Ai ngrihet krenar mbi piedestal, me rroba kombëtare dhe pushkë në dorë. Statuja e Luftëtarit Kombëtar mbetet një nga kryeveprat e skulpturës shqiptare.