Ku mund ta gjesh?

Projekti “Shkollat për shëndetin”

Organizata “Save the Children” ka filluar zbatimin e një projekti për promocionin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT) midis nxënësve të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri. Ky është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i emërtuar: “Shkollat për Shëndetin”. Kësaj thirrjeje iu përgjigj edhe shkolla “Naum Veqilharxhi” e cila po kontribuon drejtpërdrejt në promovimin e sjelljeve të shëndetshme (praktikave, mënyrës së jetesës) midis nxënësve shkollës së saj. Shkolla ka kryer një sërë aktivitetesh me përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit (fëmijët dhe prindërit/ kujdestarët e tyre) dke rritur njohuritë dhe aftësitë në lidhje me parandalimin e SJT-ve dhe praktikat e shëndetshme të sjelljes. Aktivitete me personelin e shkollës dhe personelin shëndetësor në nivel lokal (vendor): trajnime dhe ngritje të kapaciteteve për promovimin e një stili jetese të shëndetshëm në mesin e fëmijëve.

5 Komente

  1. Ersiljo Muçollari

    “Si mësues, ndihem jashtëzakonisht krenar për angazhimin e nxënësve në projektin **’Shkolla dhe Shëndeti’**! Ky ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm drejt ndërgjegjësimit për rëndësinë e një jete të shëndetshme, ku nxënësit kanë demonstruar kreativitet, bashkëpunim dhe një dëshirë të madhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre dhe të komunitetit shkollor.

    Faleminderit të gjithëve që kontribuan për ta bërë këtë projekt kaq domethënës! Le të vazhdojmë së bashku rrugën drejt një jete më të shëndetshme dhe një shkolle që frymëzon kujdes dhe mirëqenie.

  2. Eva Cenolli

    Një shkollë e shëndetshme nuk është vetëm një vend ku mësohet, por edhe një ambient ku nxënësit dhe mësuesit ndihen mirë, të sigurt dhe të motivuar. Kujdesi për mirëqenien fizike dhe mendore sjell energji, përqendrim dhe rezultate më të mira. Le të ndërtojmë një shkollë ku balanca mes mësimit dhe shëndetit është prioritet, duke krijuar një të ardhme më të fortë për të gjithë!

  3. Fjoralba Sulo

    Suksese nxënësve dhe mësuesit udhëheqës në këtë iniciativë të rëndësishme mbi ndërgjegjësimin ndaj shëndetit. 👏👏

  4. Iris

    Per tu pergezuar perfshirja e shkolles si mjedis mbeshtetes per promocionin shendetesor sepse eshte vendi me i rendesishem ku behet edukimi i sjelljeve te shendetshme per nje jetese cilesore per popullaten.

  5. Anxhela Mujollari

    Urime mesuesve dhe nxenesve per kete iniciative te rendesishme qe fokusohet ne promovimin e shendetit dhe mireqenies se nxenesve brenda shkolles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *