Ku mund ta gjesh?

Projekti “Shkolla qendër komunitare”

Projekti “Shkolla qendër komunitare”, pjesë e të cilit është edhe shkolla “Naum Veqilharxhi”, synon krijimin e një shkollë miqësore për të gjithë, si një qasje (lëvizje promovuese dhe zhvilluese) për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe ku bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi. Qasja e shkollës qendër komunitare është një dimension i rëndësishëm i reformimit të arsimit dhe përmirësimit të cilësisë së tij. Ajo krijon mundësinë e vlerësimit të punës së shkollës në lidhje me bashkëpunimin shkollë-familje-komunitet dhe mbi këtë bazë, hartimin e strategjive që mbështesin ngritjen e një modeli të shkollës komunitare, përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët.

2 Komente

  1. Marina

    Marina klasa 8
    Kam marre pjese ne projektin e Kryqit te Kuq.Ishte interesante per informacionet dhe praktikat qe beme per ndihmen e pare por edhe per misionin qe ka Kryqi i Kuq.Shprehem dhe ne mesazhe nepermjet vizatimeve te ndryshme.Mire eshte te jemi vullnetare ne veprimtarite qe organizon Kryqi i Kuq.

  2. Eva Cenolli

    Kur shkolla bëhet qendra e komunitetit, çdo fëmijë, prind dhe mësues ndihen pjesë e një familjeje të madhe, ku bashkëpunimi, mbështetja dhe zhvillimi shkojnë dorë për dorë. Le të krijojmë një mjedis ku çdo zë dëgjohet, çdo ide vlerësohet dhe çdo individ ndihmon në ndërtimin e një shoqërie më të fortë! ✨📖

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *