Projekti i “Ekipeve Sportive” ka si qëllim të promovojë jetën e shëndetshme sportive, të largojë të rinjtë nga zakonet jo të mira që sjellin pasivitet në jetën e tyre sociale, si dhe t’i ndihmojë ata që të shpenzojnë kohën pas orarit mësimor në mënyrë cilësore. Misioni i këtij projekti është që të arrijë të risjellë kulturën sportive, që promovon një jetë aktive të shëndetshme, me parimet olimpike si pjesë e jetës së përditshme. Objekti i përgjithshëm është kthimi i një programi kombëtar për sportin. Shkolla “Naum Veqilharxhi” ka zhvilluar mjaft aktivitete sportive në kuadër të këtij projekti.
Jori
Klasa 8
Ne Ndeshjen e Basketbollit me shkollen Mesimtorja e Pare shqipe nuk fituam. Une u merzita po shpresoj qe te kemi fitore ne te ardhmen
Shumë suksese nxënësve dhe mësuesve, për këto iniciativa kaq të rëndësisshme që kanë ndërmarrë.
Ekipet sportive nuk janë thjesht grupe lojtarësh, por familje që mbështesin, motivojnë dhe rriten së bashku. Me disiplinë, bashkëpunim dhe pasion, ne ndërtojmë jo vetëm atletë më të mirë, por edhe njerëz më të fortë. Le të inkurajojmë çdo talent, çdo përpjekje dhe çdo sukses, duke bërë që sporti të jetë një burim frymëzimi për të gjithë! 🏅
Jorgo klasa e 6
Une kam marre pjese ne nje nga aktivitetet shkollore me ekipin e futbollit te shkolles. Pjesemarrja ne ate aktivitet ishte nje nga deshirat e mia me te medha sepse une e dashuroj futbollin . Fatkeqesisht ne nuk fituam por u kenaqem shume .
Suksese si per nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle! Inkurajimi i te rinjve me keto aktivitete nxjerr ne pah talentet e cdo nxenesi!!