Ku mund ta gjesh?

Karnavalet në Korçë
Korça për çdo fund pranvere ose fillim vere organizon Karnavalet, një festë plot ngjyra që tejmbush rrugët e qytetit me njerëz me veshje e maska nga më të ndryshmet duke marshuar e festuar siç bëjnë çdo vit. Karnavalet janë një nga festat më të bujshme të qytetit dhe tashmë mbetet festa më e dashur dhe magjike për qytetin dhe qytetarët korçarë por jo vetëm. Karnavalet kanë filluar të festohen në Korcë që në vitin 1940, kur jeta kulturore ka qenë e larmishme në këtë qytet. Më pas krijimi i shoqërisë kulturore “Rinia Korçare” i dha një hov të madh kësaj feste duke e kthyer në një traditë për Korçën . Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me kitara , mandolina dhe këngë humoristike. Korça e njohur për Karnavalet e famshme, e ka rikthyer këtë traditë duke e shndërruar në një nga festat më të bujshme të qytetit. Trupa karnavalesh vendase dhe të huaja parakalojnë me madhështi para mijëra qytetarëve dhe vizitorëve, që bëhen pjesë e kësaj feste të paharrueshme. Nuk ka Karnavale, pa “Karnavalet e Korçës”. Prej vitin 2008 kjo festë është kthyer në një festival ndërkombëtar me shumë grupe të ftuara. Prej vitesh grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane. Me rëndësi është ruajtja e traditës së vjetër të karnavaleve në qytetin e Korçës, duke e transmetuar tek brezat e rinj.



Nje nga eventet mē tē bukura dhe mbresëlenese qe zhvillohet në qytetin tim . Nje traditë e hershme që është ruajtur dhe sot është bere tradite që të jene pjesëmarres dhe nga vende te ballkanit . Kam kujtime te vecanta si pjesemarrese ne kete parade kur kam qene ne gjimnas po dhe si sikuese .