Galeria e Arteve Digjitale Korçë është një projekt realizuar falë përpjekjeve të përbashkëta të Bashkisë Korçë dhe “8 Plus”, një organizatë jofitimprurëse me mision për të promovuar kulturën, artin dhe inovacionin në Shqipëri. Galeria është e para e këtij lloji në Shqipëri ku ndërthuret kultura me teknologjinë. Galeria e Arteve Digjitale Korçë ofron një përvojë gjithëpërfshirëse të artit digjital, ku arti tradicional takohet me teknologjinë e fundit. Nëpërmjet platformave digjitale moderne dhe instalimeve interaktive, kryeveprat e artistëve vendas dhe botërorë marrin jetë, duke krijuar një udhëtim shumë dimensional për publikun.