Ku mund ta gjesh?

Festa e Birrës

Festa e Birrës Korçë është kthyer në traditën më të shumëpritur çdo fund gushti, jo vetëm në rajonin juglindor por në të gjithë territorin e Shqipërisë. Korça është modeli i një qyteti që mund të mirëpresë një event të këtij kalibri; djepi i kulturës e arsimit që ofron shumëçka për të gjithë turistët vendas dhe të huaj. Festa e Birrës Korçë nisi rrugëtimin në vitin 2005 me një objektiv të mirëpërcaktuar: krijimin e një tradite që do t’i mbijetonte kohës. Festa e Birrës është kthyer në destinacionin më të kërkuar dhe shumëpritur çdo fund gushti, duke mirëpritur me mijëra vizitorë gjatë pesë ditëve të organizimit. Festa e Birrës ju ofron për 5 netë rradhazi birrën e ftohtë, muzikën më të mirë dhe produkte tradicionale të Korçës! Festa e Birrës shënon kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës.

Komente

Ende nuk ka komente. Pse nuk e filloni ju diskutimin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *