Ku mund ta gjesh?

Veshje popullore korçare

Veshja kryesore e burrave është fustanela e shoqeruar me kalla dhe opinga me xhufka të zeza në majë të tyre. Në kokë mbajne fesin me ngjyrë të bardhë. Ndërsa gratë vishen me xhamadan të shoqëruar me një shami në kokë. Në veshjet popullore të grave bie në sy përdorimi i ngjyrave të forta bazë si: e bardhë, e zezë, e kuqe, dhe vishnjë. Motivet merren kryesisht nga natyra, nga lulet, drita e bollshme dhe ngrohtësia e vendit. Në zonën e Devollit fustani i gruas është prej stofi, jo i trashë. Është fustan i gjërë në pjesë e fundit. Pjesa e trupit të fustant vjen e puthitur pas gjoksit dhe belit. Mëngët e fustanit janë të ngushta dhe të gjata. Në kokë vendoset shamia e zbukuruar me trëndafila. Ҫorapet punohen me lesh deveje të tjerrë shumë hollë, kryesisht perdoret ngjyra vishnjë. Këpucët janë prej sholle dhe me takë jo shumë të lartë. Me kostumet e dardhare kërcehet vallja e grave nga fshati Dardhë i Korçës. Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin. Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për duarsh zinxhir, duke u zhvendosur në varg nga e djathta. Shoqërohet me kënge. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit : “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjatë dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, njëra ia thotë këngës, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë. Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së këngës, njëkohësisht “heq këmbën dhe këngën”.

Komente

Ende nuk ka komente. Pse nuk e filloni ju diskutimin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *