Ku mund ta gjesh?

Tumat
TUMA E KAMENICËS është një vendbanim i rëndësishëm arkeologjik i epokës së bronzit-hekurit në Korce. Gjatë fushatës së gërmimeve u gjetën më shumë se 400 varre, 440 skelete dhe 3.500 objekte arkeologjike. Arkeologët kanë gjetur gjithashtu në një nga varret skeletin e një gruaje shtatzënë dhe fëmijës së saj të palindur që daton 3000 pes. TUMA E BARÇIT ndodhet ne zonen e Korçës. Këtu dallohen 3 mënyra të vendosjes të trupit në varre. Pjesa më e madhe e skeleteve u gjetën shumë të dëmtuar.TUMA E REHOVËS, që ruhej e padëmtuar, ishte më e madhja jo vetëm nga tumat e Kolonjës, por edhe në Shqipëri e më gjerë. Ne përfundim të gërmimeve dyvjeçare_ rezultoi se kjo tumë e ka zanafillën me një varr qendror, me muranë ne trajtë elipsi 3×2 m, rrethuar nga njé unazë shiritore. Mbi ketë konstruksion të menjëhershëm tuma është lartësuar nëpërmjet varrimeve në Bronzin e vonë, gjatë shekujve XV- XII dhe Hekurin,e zhvilluar shek. XI- 750 p. Kr., derisa ka arritur në pěrmasat 50 m diametër dhe 5 m lartësi, kësula e së cilës është veshur me gurë, që ruhej pjesërisht mirë. Gjatë gërmimeve u fiksuan 285 varre, 83 nga të cilët i takojnë riperdorimit të tumeës si varrezë në Mesjetën e Hershme. TUMA E SHTIKES. Gjetjet arkeologjike në këtë tumë të dëmtuar janë relativisht të kufizuara. Lartësimi i saj ka vazhduar më pas në shekujt pasues të bronzit të vonë, derisa ajo duhet të ketë mbaruar se ndërtuari në fundin e fazës se parë të epokës se hekurit. TUMAT E KUÇIT TË ZI u shënuan për herë të parë në harten arkeologjike të zonës së Korçës gjatë ekspeditës informative që u krye nga sektori i arkeologjisë të Institii të Historisë, në verën e vitit 1967. Fshati Kuç i Zi shtrihet në krahun e djathtë të rrugës automobilistike që të çon për në Bilisht, rreth 7 km. larg qytetit të Korçës. Né fushën përballë fshatit, né vendin e quajturara në “arat e lisi” ngriheshin dy tuma që njiheshin nga vendasit me emrin “Xhimgëzat”. Numri fillestar i tumave ka qenë më i madh, por është vështirë të përcaktohet me saktësi, meqënëse territori përreth kultivohet prej vjetësh dhe disa prej tyre janë shkatërruar. Dëshmi për këtë janë gurët e shumtë të varreve, fragmentet e enëve të thyera dhe objekte të ndryshme metalike që gjenden të shpërndara nëpër fushë, jo shumë larg tumave ekzistuese.


