Ku mund ta gjesh?

Serenatat korçare

Serenata korçare, gjatë ekzistencës së saj afro 150-vjeçare, numëron shtatë breza serenatistësh. Ata që kanë kënduar dhe vazhdojnë ta këndojnë serenatën korçare janë të panumërt në këtë qytet. Në Korçë janë të zakonshme familjet që kanë pasur nga dy apo tre breza serenatistësh. Serenatat janë kënduar familjarisht me burra dhe gra, zakonisht në oborr apo në shkallët e gurta të shtëpive të tyre, në qendër të qytetit te lulishtja e “Themistokli Gërmenjit”, që njihet edhe si një nga qendrat burimore më të hershme të serenatës korçare. Të moshuarit tregojnë edhe sot për atë traditë të bukur që kishin në rininë e tyre të largët për t’u mbledhur e për të kënduar tok në “pare” ose siç u quajtën më vonë edhe shoqëri. Kjo traditë e bukur e miqësisë dhe gëzimit kolektiv, e sebepeve dhe piknikëve mbeti një traditë e serenatistëve të të gjitha brezave në vite. Tituj të njohur janë: Kur nata Korçën e mbulon, Mikja ime, Ta dish ti ç’pësoi kjo zemër, Margarita, Lulet e majit, Kali i bardhë, Arapkë moj, Ti lot e qesh me mua, etj.

Komente

Ende nuk ka komente. Pse nuk e filloni ju diskutimin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *