Ku mund ta gjesh?

Muzeu “Gjon Mili”

Muzeu “Gjon Mili”, që i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë, i ka shtuar qytetarëve korçarë një atraksion të ri kulturor.”Arti i fotografisë, vjen përmes mendjes e talentit të jashtëzakonshëm të Gjon Milit, në një ndërtesë të Korcës që është art më vete e që njihet si “vila rumune” dhe që sot del në dritë plotësisht e restauruar falë këtij investimi. Në Muzeun e rikonstruktuar janë ekspozuar 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitore me elemente nga jeta e tij, apo e kohës që jetoi.

1 Koment

  1. alisio

    alisio klasa 6 nuk kam qene ndonjehere ne kete muze dhe do me pelqente ta vizitoja sepse duket shume i bukur kur e shoh nga jashte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *