Ku mund ta gjesh?

Xhamia e “Iljaz Mirahorit”
Xhamia e “Iljaz bej Mirahorit” është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e qarkut të Korçës. Si faltorja e dytë më e vjetër islame në viset shqiptare, çmohet ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri duke u bërë gurthemeli i qendrës të kasabasë së Korçës duke qenë edhe monumenti më antik i këtij vendbanimi. Xhamia u ndërtua më 1465 nga Iljaz bej Mirahori në vakëfin e tij, tregues ky i të parit vakëf në trojet shqiptare, dhe xhamia e parë me kube e ndërtuar në viset shqiptare. Veprat e ndërtuara qenë një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre themelimeve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Goricë-s, një fshat në Përmet, një hamam dhe shtatë dyqane në Stamboll, një hamam dhe një mulli në Janinë. Përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa të mëdha, e mbuluar me kupolë mbi tambur, e cila paraprihet nga hajati I hapur nga një arkadë me harqe të mprehta mbi mbështetje masive, i mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin veriperëndimor të sallës ngrihej minareja, e cila u shemb prej tërmetit të 1961. Mori statusin monument kulture në vitin 1948.


